Zv/kryeministrja Balluku: Thirrje ekspertëve të aplikojnë për vende të lira në Qendrën Rajonale të Inovacionit

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku fton ekspertët e fushës të aplikojnë për vendet e lira në Qendrën Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para.

“Thirrje për aplikim. Për të gjithë ekspertët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para”, shkruan Balluku në rrjete sociale. Balluku bëri të ditur se, “të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre deri në datën 26 shkurt”.

Në Qendrën Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, aplikimet janë të hapura për ekspert nga Universiteti/Akademia, ekspert të sektorit të lëndëve të para minerare; për përpunim dhe procesimin e lëndëve të para minerare; ekspert në inovacion dhe sipërmarrje; në menaxhim projektesh dhe ekspert nga industria/biznesi.

SHKARKO APP