Zv/kryeministrja Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Zv/kryeministrja e Kosovës, dhe ministre e Jashtme, Donika Gërvalla për kryeministrin Edi Rama, tha se para se të japë rekomandime duhet të konsultohej me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Kryeministri shqiptar para se të japë rekomandime duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur”, u shpreh Gërvalla.

“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit por përkundrazi kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim. Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv/kryeministrja në ”Top Story”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?