Zv.ministri i Brendshëm: Nga gomonet me lëndë narkotike, sot Shqipëria anëtare në Këshillin e Sigurimit
Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane kanë bërë një bilanc për rezultatet e arrira gjatë vitit 2022. Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se gomonet e ngarkuara me lëndë narkotike i kanë lënë vendin sot Shqipërisë si anëtare në Këshillin e Sigurimit
”Stigma e së shkuarës, e ushqyer nga imazhe të fortesave të paligjshmërisë, që bënin xhiron e botës përmes raporteve apo lajmeve të zjarrit të hapur, nga toka dhe nga ajri ndaj forcave të Policisë apo gomoneve të ngarkuara me lëndë narkotike dhe armë, i ka lënë vendin sot Shqipërisë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryesuese në vitin 2020, e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, si dhe mikpritëse për herë të parë, jashtë kufijve të Bashkimit Europian të Samitit BE-Ballkani Perëndimor”.