Zv/ministri i Brendshëm tregon “defektet” e Ardi Veliut
Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se ka besim tek aftësitë e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, teksa tha se paraardhësi i tij, Ardi Veliu bëri një punë të mirë tek Policia.
Lamallari tha në emisionin “Opinion” se Veliu u largua me dorëheqje dhe se nuk u largua për shkak të performancës së tij, dhe pse shtoi se në Policinë e Shtetit ka shumë punë për tu bërë.
“Historia e Policisë së shtetit nuk mbaron me rast konkret, po është një histori që ngrihet dita-ditës, ku çdo kush jep kontributin e vet. Ardi Veliu ka dhënë kontributet për të avancuar punën e Policisë së Shtetit. Ajo çka unë mund të them për Gledis Nanon është pikërisht dinamizmi dhe të qenit reflektiv në kryerjen e detyrave, po flasim për çështjen e terrorizmit. Unë besoj fortë dhe e uroj”.
Defektet që ju keni evidentuar në mandatin 4-vjeçar të Veliut?
Ka shumë gjëra që mund të bëhen. Kjo ishte dorëheqje nga Veliu dhe jo për çështjen e performancës. Nëse flitet për të bërë një vlerësim menaxheria, duhen të përfshihen të gjithë treguesit.