Zv/ministri i Financave flet për rritjen e çmimeve, Kadia: Dimri do të jetë i vështirë

Sa do të zjasë kriza e rritjes së çmimeve? Zv/ministër i Financave, Besart Kadia thotë se në ndihmë të qytetarëve për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore po përpiqet të bëhet indeksimi i ndihmës ekonomike dhe pensioneve, në të njejtën përqindje sa ç’llogaritet infalcioni.

Po ashtu Kadia shton se dimri pritet të jetë një periudhë e vështirë dhe se rritja e gazit dhe energjisë elektrike në botë, do të sjellë efektet edhe tek çmimet e produkteve në vendin tonë.

”Kjo nuk është periudhë që do të zgjidhet në një apo dy muaj. Ne si ministri Financash kemi qëndruar strikt se kjo nuk është një krizë e përkohshme që do të zgjidhet me 2 muaj, po zgjat dhe shqetësimi është që do të jetë një dimër jo i lehë. Rritja e gazit dhe energjisë do të pasqyrohet edhe tek çmimet në Shqipëri. Mishi apo bulmeti janë rritur me 20 apo 50 përqind. Në tërësi e masim inflacionin për të gjitha produktet dhe shpresojmë që të shkojë aty ku ishte. nëse kjo vijon do të thotë që shteti të marrë paratë dhe ti harxhojë vetëm për kompensim, një politikë e vërtetuar si e dështuar”.

SHKARKO APP