Zv.ministri i Mbrojtjes rrëfen detajet rrënqethëse të Thumanës, ja kush i vrau viktimat

Përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është shprehur se ka qenë i pranishëm në Thumanë që në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit; nga ku ka parë me sytë e tij se si pallatet e shkërmoqura nga tërmeti nuk kishin asnjë grimcë llaç, duke e lidhur kështu vdekjen e viktimave, me tërmetin nga njëra anë, por edhe me papërgjegjshmërinë njerëzore nga ana tjetër.

Kam qenë në Thumanë qysh në orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor.
Jam dëshmitar jo vetëm i përpjekjeve vetëmohuese te ekipeve tona të shpëtim-kërkimit, por edhe i pamjes së rrënojave të pallateve te shkërmoqura nga tërmeti.
Dëshmoj para kujtdo se tullat silikate në pirgun vrasës ishin të pastra nga çdo grimce llaçi.
Dukej qartazi se materiali lidhës thuajse nuk egzistonte. Copa llaçi nuk dukeshin gjëkundi. Kishte vetëm rërë dhe pluhur krahas tullave të cilat dukej sikur sapo kishin dalë nga fabrika.
Pjesët e dërrmuara të trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxirë nga lagështira dhe mosha.
Prokuroria ishte ay gjatë gjithë kohës. Jam i sigurt se ata i kanë marrë provat e duhura për të arsyetuar shkaqet e mosrezistencës ndaj tërmetit.
Në gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau tërmeti në bashkëpunim me papergjegjshmërinë njerëzore.
Duhet të gjithë t’i vëmë gishtin kokës!
Ligjvënës, shtetarë, ekzekutivë, specialistë, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyrës, noterë, qytetarë! Prokurorë, gjykatës! Të gjithë!”- shkruan Koçi në postimin e tij.

SHKARKO APP