Zv/ministri Jaupaj: Divjaka është një pasuri kombëtare, ruajtja nga ne kërkon qasje moderne

Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me AKKSHI dhe ASIG organizuan sot workshopin “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor në menaxhimin efektiv gjeo-mjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e teknologjive të avancuara si GIS dhe Remote Sensing për të kuptuar më mirë dinamikën e ekosistemeve tona, për të parashikuar rreziqet dhe për të ndërmarrë vendime të bazuara në të dhëna shkencore.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili theksoi se Divjaka është një pasuri kombëtare dhe ruajtja e saj kërkon një qasje moderne, të integruar dhe të qëndrueshme, teksa falënderoi të gjithë partnerët dhe ekspertët për kontributin e vyer dhe angazhimin në këtë proces të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?