Zv/ministri Koçi pozitiv me Covid-19: Mjekët, heronjtë e këtij viti pandemie
Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili doli pozitiv me Covid-19, falënderon mjekët e palodhur, heronjtë e këtij viti pandemie. ”Uroj të gjithë ata që janë sëmurë të shërohen sa më shpejt dhe ata që janë shëndoshë të mos i kap Covid-19. Tamponin e bëmë dje, duke qenë në një funksion politik që takojmë shumë njerëz, mundshmëria për t’i infektuar është e madhe, edhe pse ne e kemi mbajtur maskën, gjithsesi me këtë përhapje të infeksionit është e vështirë që të jesh i paprekshëm. E kam lodhur Tritan Kalon pa fund për miq e shok që kanë qenë të sëmurë, kam folur edhe për situatën në familjen time, janë këshilla shumë të vyera dhe më vjen mirë që këta heronj vazhdojnë dhe rezistojnë në këto kushte se vijojnë të punojnë 16 orë”,-thotë Koçi.