Zv/ministri: Shtetet e BE-së kanë dyfishin kriminelë në Holandë

Zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dedja thotë se nuk qëndron asnjë kusht që Komisioni Evropian të miratojë rikthimin e vizave për shqiptarët në Holandë.

Në emisionin ”A2 Debat”, Dedja theksoi se numri i të dyshuarve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Holandë ka pësuar rënie. Sipas tij, shtetet e tjera të Bashkimit Evropian kanë një numër të lartë kriminelësh sesa shqiptarët.

”Pesha e të dyshuarve shqiptarë në Holandë është thuajse e papërfillshme, 0,02% e të dyshuarve janë shqiptarë. Vende të BE me numër të përafërt popullsie, si Letonia, kanë dyfishin e të dyshuarve shqiptarë në vitin 2018”, shtoi Dedja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?