Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve me COVID-19
Lajmi i mirë se Shqipëria është në një situatë epidemiologjike të kontrolluar sa i përket përhapjes së koronavirusit është konfirmuar ditën e djeshme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.
“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar.
Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini.