Zv.presidentja e PE-së flet për Belerin: Do të shohim me imtësi këtë çështje në lidhje me imunitetin

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, në një intervistë televizive ka folur edhe për rastin e eurodeputetit Fredi Beleri, ajo tha se nuk ishte në dijeni të detajave të çështjes, por shtoi se ekipi që merret me çështjet ligjore në PE do të shoh rastin dhe nëse përfiton imunitet. “Nuk jam në dijeni ,por Parlamenti Europian do të merret me këtë çështje. Do të shohim me imtësi këtë çështje në lidhje me imunitetin”, tha ajo.

SHKARKO APP