Zv/Sekretarja e OKB-së, vlerësime për mbulimin shëndetësor universal
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, është pritur në një takim të posaçëm nga zv/Sekretarja e Përgjithshme, Amina J. Muhammed. Gjatë takimit, Manastirliu ka prezantuar punën e bërë nga qeveria shqiptare për zgjerimin e programeve të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale dhe përpjekjet e vazhdueshme drejt mbulimit shëndetësor universal.
Numri dy i OKB-së, Amina J. Muhammed, ka vlerësuar angazhimin e qeverisë shqiptare për mbulimin shëndetësor universal, progresin në adresimin e çështjeve që lidhen me barazinë gjinore dhe përfshirjen e grave të vendit tonë, në qeverisje dhe vendimmarrje.
Ministrja Manastirliu po merr pjesë në Sesionin e 63 të Komisionit për Statusin e Gruas, që po zhvillon punimet në New York, me përfaqësues të lartë nga 70 vende, për të shkëmbyer eksperiencat për sistemet e mbrojtjes sociale, aksesin në shërbimet publike dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxitjen e barazisë gjinore.

KOHA JONË SONDAZH

