Zvicra deri me tani ka dhuruar më shumë se 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Solidariteti që u tregua për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit është i rrallë. Ishin të shumtë shtetet që i shtrinë dorën Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Së fundmi ambasada e Zvicrës në Tiranë ka njoftuar se fondi që ka akorduar për të prekurit nga tërmeti deri tani është mbi 1 milionë Euro, por është thënë se do të jepen edhe më shumë në muajin janar.

Po ashtu në njoftmin e ambasadës së Zvicrës shkruhet se një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Zvicrës:

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një përgjigje e shpejtë nga Zvicra ndaj thirrjes së Shqipërisë për mbështetje ka sjellë lehtësim për mbi 5,200 banorë të prekur. Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë Euro – ndërsa një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës.’’

Kujtojmë këtu se një ndihmë e madhe iu dha Shqipërisë edhe nga Kosova. Me mijëra shqiptarë të Kosovës hapën dyert e shtëpive të tyre për të prekurit nga tërmeti.

SHKARKO APP