Zyrat e pasaportave do jenë të hapura edhe nesër

Për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me Pasaporta Biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumenta në 15 qytete në gjithë vendin (Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë), do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 22 Gusht.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se zyrat do të ofrojnë shërbim nga ora 08:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore.

Kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballur fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit.

SHKARKO APP