Zyrë e posaçme në Policinë e Shtetit për të gjurmuar asetet e politikanëve

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.

Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.

Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?