Zyrtare: Dy kushurinjtë e mbytur në rezervuar nuk janë dhunuar

Policia e Korçës deklaroi sot se mbytja e dy kushurinjve në fshatin Qatrom nuk ka ardhur nga dhuna, por nga mbytja aksidentale.

Policia njoftoi se “m,Më datë 20.08.2016, rreth orës 13:30,  polumbarët e Repartit Renea, bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të shtetasve A.T, 18 vjeç dhe R.T, 17 vjeç (kushërinj) të cilët më datë 19.08.2016, u  mbytën në rezervuarin e fshatit Qatrom.

Nga veprimet hetimore të kryera si edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se shtetasit A.T dhe R.T,  nuk kanë patur shenja dhune  në trup dhe vdekja e tyre, ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për “Ngjarje aksidentale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?