Zyrtare, ja sa kohë do të qëndrojnë afganët në godinat e ”Qytetit Studenti”

Afganët që do të vijnë në Shqipëri këtë mbërmje, do të qëndrojë 2-3 javë në godinat e ”Qytetit Studenti”, kjo pasi më 1 tetor konviktet do të jenë vetëm për studentët.

“Kjo është një vendqëndrim i tyre provizor dhe ne gjykojmë që do jetë 2-3 javë, derisa kapacitetet akomoduese që do jenë në hotele apo në struktura të tjera të jenë të lira për t’i mikpritur. Kështu që ne gjykojmë që më datën 1 tetor kur të fillojë viti i ri akademik “Qyteti Studenti” do jetë tërësisht i dedikuar vetëm për studentët”, tha Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Nga 22 godina të ndodhura në “Qytetin Studenti” me një kapacitet 5000 shtretër, 7 prej tyre me kapacitet 1200 shtretër janë nën dispozicion të zyrtarëve afganë. Aktualisht në konvikte ka 930 studentë. Nga ana tjetër, për të siguruar mbarëvajtjen e afganëve, por edhe komunitetit përreth, në godinat ku do qëndrojnë refugjatët mësohet se do të ketë prezencë të shtuar të forcave policore.

SHKARKO APP