Zyrtare të larta të BKH, AMP dhe policisë, në Chicago, reagon Ambasada Amerikane

Një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit ishte në Çikago këtë javë për Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024.

Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se delegacioni përfshin zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit Shqiptar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.

“Duke iu bashkuar përfaqësuesve nga më shumë se 70 vende, ato po nxisin bashkëpunimin global dhe po fuqizojnë gratë në zbatimin e ligjit. Këtë javë, ato festuan Ditën e Trashëgimisë Kulturore në IAWP 2024 me Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe drejtorin e ICITAP, Gregory Ducot”, shkruan Ambasada.

SHKARKO APP