Zyrtarë të lartë të SHBA dhe BE vizitojnë sot Shqipërinë

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë do të vizitojnë gjatë ditës së sotme Shqipërinë.
Në Tiranë do të mbërrijë Viktoria Nuland, zëvendës ndihmëse sekretarja amerikane e shtetit dhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz.

Vizitën e zyrtarit europian e njoftoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Ditën e martë, më datë 14 korrik në orën 11:00, të gjithë deputetët janë të ftuar këtu për të marrë pjesë në seancën ku do të përshëndesi Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz”.

Schulz pritet të ketë takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës, por axhenda zyrtare ende nuk është bërë e ditur.

Ndërkaq vizita e Viktoria Nuland vjen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, sipas lajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ajo do të takojë krerët e shtetit dhe do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato të integrimit euroatlantik.

Vizitën e dy zyrtarëve të lartë e njoftoi edhe zyra për shtyp e Presidentit Nishani.

“Ju njoftojme se sot, diten e hene, me 13 korrik 2015, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te zhvilloje keto takime:

– Ne oren 12.45 me Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe ne:

– Ne oren 14.30 me Ndihmes Sekretaren amerikane te Shtetit per Çeshtjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Viktoria Nuland”.

SHKARKO APP