Zyrtarët grekë protestë në Himarë, deputeti Korreshi: Ta kishte bërë një politikan shqiptar, do ishte shpallur ”non-grata”

Zyrtarë grekë, si kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut, bashkë me disa grekë dhe shqiptarë protestuan nlë Himarë, ku kërkuan lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi e cilësoi absurd qasjen e Greqisë, pasi thotë se nëse një politikan do ta bënte në Greqi, do të ishte shpallur ”non-grata”.

”Po të kishte shkuar një politikan shqiptar të kishte bërë në thirrje të tillë, do ishte shpallur ”non grata”, miniamalisht ose do kishte marrë një notë proteste. Kjo është e rëndë për t’u përtypur. Kjo është pafuqia e shtetit tonë, që jemi trajtuar si mos më keq për këto 32 vite dhe kur vjen puna shteti shqiptar është treguar i dobët.

Kjo vjen nga pafuqia e shtetit shqiptar dhe ata e quajnë gjë natyrale, në sytë e fqinjëve është një shtet i mbaruar, i lodhur që s’ka fuqi të reagojë dhe që meket para një situate të tillë. Jam pro protestave paqësore, ndërsa pjesa tjetër është e papranueshme. Kurse shteti ynë duke filluar nga presidenti është në plazh dhe nuk reagojnë’‘,-thotë Korreshi.

SHKARKO APP