Zyrtari i DASH këtë javë në Tiranë, takime për krizën politike

Pa mbaruar sezoni i pushimeve në Tiranë qëndroi zëvendëskryetarja e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert.  Kjo e fundit zhvilloi takime me liderët politikë si dhe kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Meta. Takimet e politikanes gjermane dhanë shenjat e para për negociata nga Bundestagu gjerman. Por këtë javë Tirana, do të presë një tjetër zyrtar të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Drejtorin për Evropën Qendrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, i cili do të takohet me përfaqësues të forcave politike në Shqipëri.

Mësohet se diplomati amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokrate Lulzim Basha këtë të enjten, ndërsa nuk ka shumë të dhëna mbi axhendën e takimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kostelancik është një diplomat karriere dhe ka qenë më parë edhe pjese stafit të ambasadës amerikane në Tiranë. Sigurisht vizita e tij në Tiranë, nuk mund të ketë jashtë vëmendjes dhe krizën politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?