Zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë: Forcojmë demokracinë dhe sigurinë

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë, ku publikoi disa foto nga takimet e zhvilluara. Verma thekson se SHBA synon thellimin e bashkëpunimit për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftuan të martën se Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

Sipas njoftimit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?