Zyrtari i ministrisë maskohet si student në emisionin e Ramës
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Top Show” me një grup studentësh. Të gjithë organizatat e studentëve kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në bisedë me kryeministrin, por presin vetëm të plotësohen kushtet.
Ndërkohë në studio është një grup studentësh që duket se ka ardhur me udhëzim të forumit rinor të PS.
I pari që ka pyetur Edi Ramën si student është Mario Hysenlliu. Nga një kërkim i thjeshtë në interent rezulton ai është punonjës i Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërsa në një tjetër foto ai shihet në një aktivitet politik të kryeministrit Edi Rama.

KOHA JONË SONDAZH

