Zyrtari serb: Largimi i Berishës largoi rrezikun për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se me largimin e Sali Berishës nga pushteti, ka pushuar edhe rreziku real për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Drecun ka deklaruar në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se tani thirrjet për bashkim të shqiptarëve nën një shtet janë kërcënime të thata.
“Epoka e artë e tentativave të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë zhdukur kur Sali Berisha u largua nga pushteti. Dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës ka ndryshuar situatën në mënyrë domethënëse në favor të Beogradit”, ka thënë Drecun.
“Tani Serbia nuk do të pranonte kurrë diçka të tillë. Në anën tjetër, ekziston një pyetje nëse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, me forcë do të provonte të ndryshonte kufijtë territorialë, përkundër faktit se Tirana e ka njohur Kosovën si shtet.
Por, besoj se kjo lëvizje do të ishte politikisht e rrezikshme për Shqipërinë, sepse diçka e tillë do të sillte shumë dëme dhe asnjë benefit të vetëm”, ka shtuar syrtari serb.
Deklarime të tilla të Drecun, kanë ardhur pas pohimeve të ish-udhëheqësit të Agjencisë Serbe Ushtarake (VBA), Momir Stojanoviq, i cili deklaroi për “Stutnik” se SHBA-të po u thonë kosovarëve që të ngrenë çështjen e Bashkimit Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

