Home EURO2024 Anglia siguro...

Anglia siguron biletën në çerekfinale, Bellingham dhe Kane përmbysin Sllovakinë

102
0

Anglia kalon në çerekfinale dhe eliminon Sllovakinë. Kombëtarja e “Tre Luanëve” mundi në shtesë sllovakët me rezultatin final 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Sllovakët bën surprizën në minutën e 25 kur Schranz finalizoi në mënyrë të përkryer një aksion mjaft të shpejtë. Në anën tjetër, Anglia zhvilloi 45 minuta të para me një rrezikshmëri jo të madhe, shumë larg pritshmërive të një ekipi që vlerësohet si një nga favoritët kryesorë në Gjermani.

Në fillimin e pjesës së dytë Foden gjeti golin e barazimit, por që do të anulohej, pasi arbitri rishikoi rastin në VAR për pozicion jashtë loje. Anglia tentoi deri në fund që të shënonte golin e barazimit, por ai nuk do të vinte.

Në pjesën e dytë, anglezët e shtuan presionin dhe realizuan me Foden, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kur u duk se ndeshja kishte përfunduar, në minutën e katërt shtesë, Bellingham dërgoi duelin në shtesë.

Anglia nuk fali dhe realizoi me Harry Kane duke siguruar kështu kualifikimin më tej. Në çerekfinale, Kombëtarja e “Tre Luanëve” përballet me Zvicrën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit