Arlind Qori: Edi Rama ka nevojë për Sali Berishën

Nga Arlind Qori, lideri i “Lëvizja Bashkë”:

Edi Rama ka nevojë për Sali Berishën. I duhet i lodhur, i izoluar, me paterica, por ende në këmbë. I hyn në punë si gogol që vë në rresht votuesit tradicionalë të PS, për ta mundur çdo herë e më thellë në zgjedhje.

Në dukje paradoksale, e vetmja shpresë e Sali Berishës për të mbetur jashtë burgut është Edi Rama. Njëkohësisht, e vetmja siguri që Edi Rama të mos përfundojë vetë nesër në burg është Sali Berisha.

Ndaj këto ditë, kur Sali Berisha duhet të ishte përpara dy gjyqeve – atij zyrtar për kompleksin Partizani dhe atij të opinionit publik për korrupsionin e qeverisjes së vet – Edi Rama po i lëshon një kamerdare, duke i mundësuar të ketë një kauzë: pengimin e opozitës parlamentare për të hetuar çështje të korrupsionit të sotëm.

Kështu Edi Rama me një gur vret dy zogj: mbron veten dhe “armikun” e tij të preferuar.

Po ne, deri kur do të biem pre e ujdive mes këtyre dy fytyrave të së njëjtës monedhë të së keqes?

SHKARKO APP