Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

‘Becchetti u zbrazi llogaritë’/ Dorian Teliti: Qeveria mbush sërish buxhetin e AlbControll, i jep edhe 20 milionë euro të tjera, pas 30 milionëve që mori vitin e kaluar

Aktualitet E diel, 29 Dhjetor 2024 11:25
‘Becchetti u zbrazi llogaritë’/ Dorian Teliti: Qeveria mbush sërish buxhetin e AlbControll, i jep edhe 20 milionë euro të tjera, pas 30 milionëve që mori vitin e kaluar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike përmes një publikimi të bërë në rrjetet sociale ka bërë prezent deklaratën e koordinatorit të buxhetit në PD, Dorian Teliti, i cili denoncon atë që është quajtur në një farë mënyre manipulim i situatës. PD vetëdijëson mbështetësit e saj në veçanti dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi për “papërgjegjshmërinë e qeverisë së Edi Ramës në menaxhimin e buxhetit të shtetit të vendit me varfërinë më të lartë dhe infrastrukturën më të dobët në rajon” Sipas PD, “… aktit normativ, ku pas lemoshës me bonuse elektorale në të vërtetë fshihen të tjera qëllime okulte dhe klienteliste të qeverisë së Edi Ramës.

Mund t'ju interesojë

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 6 orësh
Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka ditët të numëruara

Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka dit...

Para 6 orësh
Arrestohet polici në Kavajë

Arrestohet polici në Kavajë

Para 6 orësh

Publikimi i plotë

Të nderuar qytetarë!

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë papërgjegjshmërinë e qeverisë së Edi Ramës në menaxhimin e buxhetit të shtetit të vendit me varfërinë më të lartë dhe infrastrukturën më të dobët në rajon.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, qeveria hapi thesin për financimin e AlbControll-it pas ekzekutimit të vendimit të gjykatave ndërkombëtare që i dhanë të drejtë Becchettit. Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e qeverisë se asnjë qindarkë sdo marrë Becchetti nga paratë tona. E kundërta po ndodh, jo vetëm që Becchetti po i merr paratë kokërr më kokërr, por njësoj si dhjetor 2023 ku qeveria hapi thesin e saj dhe i dha 30 milionë euro AlbControllit, edhe me këtë akt të fundit normativ të pak ditëve më parë, janë plot 20 milionë euro të tjera nga taksat tona të cilat po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, institucioni që prej vitesh ka marrë statusin e ‘gropës thithëse të fondeve buxhetore’, konkretisht AKSHI, merr 25 milionë euro fonde shtesë për financimin e projekteve të saj të cilat kryesisht kanë qenë gjithmonë të veshura me petkun e mungesës së garës së hapur dhe të denoncuara me dhjetëra herë nga kjo foltore.

Me aktin normativ të pak ditëve më parë, një lum prej miliona euro u dhanë për financimin e rrugëve të florinjta, rrugë të cilat kushtojnë disa herë më shumë se ne vendet e zhvilluara. Janë lum milionash që priten të hidhen në fushatë, për të tjetërsuar edhe njëherë vullnetin e shqiptarëve.

Po ku i gjeten këto para? Ku i gjeti qeveria këto dhjetëra milionë euro për financimin e porosive dhe kontratave të tyre klienteliste?

Më lejoni t’ju informoj me disa fakte kokëforta.

Qeveria ka vendosur të ulë me pothuajse 17 milionë euro investimet në sektorin e bujqësisë, një sektor jetik për ekonominë shqiptare por që fatkeqësisht zyrtarisht i zhytur në recesion, sic raportohet edhe nga vetë Instat-i qeveritar.

Jo vetëm që nuk mbajtën premtimin elektoral të financimit të arsimit në masën 5% të PBB-së, por këto ditë qeveria uli me 12.2 milionë euro investimet në sektorin e arsimit, duke i lënë ende fëmijët tanë në shkolla me dy turne dhe studentet në auditore aspak sipas standardeve europiane.

Jo vetëm që braktisën gjithë këto vite sektorin e shëndetësisë, jo vetëm që lanë nevojtarët pa ilaçe dhe shërbimin e duhur shëndetësor, por me këtë akt normativ janë reduktuar me 4.5 milionë euro investimet në qendrat shëndetësore dhe spitale, e për më tepër janë ulur me 12 milionë euro fondet për programin e ‘përkujdesit social’.

Gjithashtu, gërshëra qeveritare është përdorur për të reduktuar edhe investimet në mjedis, art dhe kulturë, por kurrsesi kjo gërshëre nuk u përdor për të reduktuar shpenzimet operative të qeverisjes qendrore, të shpenzimeve të luksit të shfrenuar qeveritar.

Të dashur qytetarë, këto janë të vërtetat e aktit normativ, ku pas lemoshës me bonuse elektorale në të vërtetë fshihen të tjera qëllime okulte dhe klienteliste të qeverisë së Edi Ramës.

Ndaj ndryshimi është sot një domosdoshmëri. Me rikthimin e Partisë Demokratike në krye të punëve, ne angazhohemi në implementimin e një filozofie të re buxhetore, ku në qendër nuk do jenë interesat e qeveritarëve, por vetëm interesat e qytetarëve, familjes, sipërmarrjes dhe sektorëve të ekonomisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 5 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 5 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 5 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 5 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 6 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 5 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 6 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 9 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.