Armando Broja projektohet titullar për derbin ndaj Fulham
Mauricio Pochettino nuk e ka nisur aspak mirë aventurën tek Chelsea. Tekniku argjentinas është vendosur në qendër të kritikave dhe në rast dështimi ndaj Fulham më 2 tetor, mund të rezultonte fatal për të.
Tashmë Pochettino ka një armë plus. Bëhet fjalë për Armando Brojën, sulmuesin e talentuar shqiptar. Në fakt, Broja është i vetmi sulmues qendror i mirëfilltë që ka Pochettino dhe Chelsea.
Në sfidën kundër Fulham, Jackson nuk do të jetë në dispozicion pasi ka plotësuar numrin e kartonave dhe ky detaj bën që Broja të projektohet si titullar në derbin e 2 tetorit.
Ky lajm është tepër pozitiv edhe për Sylvinhon, pasi me shumë gjasa do ta ketë gati teknikisht dhe fizikisht Armando Brojën për ndeshjen e rëndësishme të datës 12 tetor përballë Çekisë në “Air Albania”.
KOHA JONË SONDAZH

