Arrestohet nënkomisari dhe doganieri në pikën kufitare Goricë

Dy punonjës policie kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanëlejuar kalimin e mallrave kontrabandë në Doganën e Gorricës.

Në një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e V.N. drejtues i mjetit tip “Eolsvagen Sharan”, ku janë gjetur mallrat kontrabandë.

Më tej pas hetimeve u arrestuan në flagrancë: N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”; dhe P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi nga veprimet e para proceduriale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar e provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N. është paraqitur në hyrje të RSH, punonjësi i policisë J.H. në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P. M. kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA”, sqarohet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërtë tjera në njoftim thuhetse është proceduar dhe punonjësi i policisë, inspektori E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?