Basha në Shkodër: Të fuqizojmë qytetarët, t’u shërbejnë atyre

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën Bujar Bishanakum duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj.

Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vogla e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve. Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithë faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha këtë paradite, duke e shoqëruar postimin me një album fotografik nga takimet gjate kësaj ecje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?