Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:14 Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Becchetti edhe dy gjyqe me qeverinë. Flitet edhe për 350 milionë euro të tjera

Kryesore
E hënë, 13 Korrik 2020 07:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-pronari i televizionit “Agon Channel”, Franccesco Becchetti fitoi gjyqin e parë 109 milionë euro kundër qeverisë shqiptare. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitazhit janë dhe dy procese të tjera ligjore me vlerë qindra milionë euro, që janë drejt humbjes nga shteti shqiptar. Me këtë ritëm, qeveria do t’ja “dhurojë” Buxhetin e Shtetit  për vitin 2021 biznesmenit italian dhe bizneseve të tjera që kanë fituar proceset në gjyqe ndërkombëtare ndaj shtetit shqiptar.

Qeveria “Rama” ka firmosur pak ditë më parë pagesën e 109 milionë eurove nga buxhetit i shtetit për biznesmenin italian Franccesco Becchetti. Shuma e parave do paguhet pas humbjes së gjyqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mes shtetit shqiptar dhe biznesmenit italian, për mbylljen e padrejtë të televizionit “Agon Channel”. Gjoba që gjykata i ka vënë qeverisë “Rama” dëshmon jo vetëm goditjen ndaj medias dhe censurën shtetrore, por është dhe një kosto për taksatpaguesit shqiptarë.  Kaq para sa do të marrë biznesmeni italian për sjelljet antiligjore të qeverisë “Rama” nuk kanë marrë gjithë qytetarët shqiptarë dhe oligarkët tanë si ndihma për shkak të krizës ekonomike të pandemisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por nëse 109 milionë janë një shifër e frikshme për buxhetin e shtetit, e keqja nuk ka mbaruar me kaq. Franccesco Becchetti operonte prej vitesh në Shqipëri dhe veç televizionit kishte dhe dy biznese të tjera që ju sekuestruan në vitin 2015 pas përplasjes me qeverinë “Rama”. Konkretisht bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit, një kontratë e fituar që gjatë qeverisjes së Fatos Nanos dhe biznesin e trajtimi të mbetjeve “Albanian Beg”. Ndryshe nga sektori i medias, dy kontratat e fundit janë modele koncesionare që i ka fituar në vite nga qeveritë shqiptare. Bashkë me median, Edi Rama i sekuestroi këto biznese dhe anuloi kontratat. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Becchetti nuk ka vetëm një padi, por tre. Të parën e fitoi dhe mori 109 milionë euro, ndërsa dy të tjerat janë drejt vendimit final në gjykatë. Interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh mbrohen nga Avokatura e Shtetit, institucion në varësi të qeverisë, i cili deri më sot nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këto procese gjyqësore. Shifrat për të cilat është paditur shteti ynë dhe ecuria e procesit trajtohen si sekret shtetëror. Ndërkohë burime thonë se në total tre paditë arrijnë një shifër prej rreth 350 milionë eurosh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjyqi i parë, edhe pse Edi Rama tha se nuk ka shanse të humbej nga qeveria dhe nuk do ti jepej biznesmenit asnjë lekë, tashmë quhet bast i humbur dhe buxheti i shtetit ka 109 milionë euro më pak. Mirëpo edhe dy gjyqet e tjera, në këtë fazë, janë në favor të biznesmenit italian. Me këtë ritëm humbjesh, duket se shumica e buxhetit të vitit 2021 do të kalojë i gjithi në llogarinë e bankare të biznesmenit italian. Shumat që diskutohen janë të frikshme dhe hapin një gropë të madhe në financat e vendit, në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike. Franccesco Beccetti është vetëm një rast nga dhjetëra të tjerë që qeveria “Rama” ka humbur në arbitrazh. Humbjet janë aq të mëdha sa duket sikur taksat e qytetarëve po shkojnë për të larë gjobat e qeverisë dhe jo për investime. Ndërkohë që buxheti i shtetit po shkon për pagesa gjobash dhe penalitetesh deri më sot nuk ka asnjë reagim nga qeveria dhe Kuvendi për masakrën financiare. Nuk po flasim nëse është i drejtë apo jo dënimi nga një gjykatë ndërkombëtare për mbylljen e “Agon Channel”. Ajo sigurisht ishte gafë e rëndë e qeverisë “Rama” që po e paguajmë të gjithë. Problemi është tek dhjetëra gjyqe të tjera që shteti shqiptar po i humbet një pas një dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ose institucionet tona që mbrojnë interesat në arbitrazh janë totalisht të paafta ose në këto histori arbitrazhesh ka skema ku paditësi dhe i padituri ndajnë në fund interesat e gjobës.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali në “Top Story” shumë akuza, aspak vizion!

Elisa Spiropali në “Top Story” shumë akuza, aspak vizion!

Para 29 minutash
Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Para 59 minutash
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 11 orësh

SPAK-u ka plot punë në këto dosje gjyqesh, sepse janë qindra milionë euro të cilat merren nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 7 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 16 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 19 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë
Para 19 minutash

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.