Home Aktualitet Berisha fton ...

Berisha fton qytetarët në protestë: Të enjten para bashkisë së Tiranës! Mosbindja civile ka përmbysur mbretër dhe diktatorë

39
0

Sali Berisha u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë, ditën e enjte para bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se mosbindja civile ka rrëzuar mbretër dhe diktatorë. Berisha nënvizoi se duhet të marrim në dorë fatin tonë, ndërsa theksoi se qytetarët me protesta do t’i japin përgjigjen përfundimtare Ramës dhe Veliajt.

“Historia ka faktuar se mosbindja civile e qytetarëve ka dridhur diktatura dhe perandoria, se mosbindja civile e qytetarëve ka përmbysur mbretër dhe diktatorë. Ndaj dhe forca e saj është magjia e fitores së demokracisë në Shqipëri. Ditën e enjte, qytetarë të Tiranës, të gjithë te bashkia, te shtëpia e parë e juaja, te shtëpia e parë e qytetarëve.

Të gjithë te bashkia për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare dyshes Rama-Veliaj, për të shkëputur Tiranën nga kthetrat e këtyre hajnave amorale, që nuk kanë kurrë të ngopur, që përdhosin qytetin dhe qytetarët e këtij vendi. Do të jetë e pafalshme për cilindo që pret zgjidhje nga drejtësia e Edi Ramës.

Të marrim në dorë fatin tonë, Shqipëria e shqiptarëve, fati i saj në duart e shqiptarëve, liria jonë në duart tona. Betejë dhe vetëm betejë gjer në fitore. Krimet që ka kryer Edi Rama, krimet që ka kryer Erion Veliaj janë të tmerrshme. Ato në çdo kod penal të vendeve të lira meritojnë qindra vite burg dhe nuk shlyhen dot. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u përball me zemërimin e qytetit”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit