Blendi Gonxhe ministër, Baton Haxhiu: Projekt i Ramës për kryetar bashkie të Tiranës
Blendi Gonxhe do të jetë pjesë e qeverisë ”Rama 3”, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, por që propozimi i Edi Ramës pret ende firmën e Presidentit Bajram Begaj për ta dekretuar. Analisti Baton Haxhiu e sheh këtë lëvizje si një manovër për ta projektuar Blendi Gonxhen si kandidat për kryetar bashkie të Tiranës për zgjedhjet e vitit 2027.
“Ky binomi cili ka funksionuar që nga viti 1990 e ka pasur një përplasje publike me opinionin publik dhe akuzat që kanë qenë në llogaritë e Gonxhes dhe Rama ka luajtur me harresën por asnjëherë një post politik publik.
Blendi Gonxhe të rralla i ka pasur paraqitjet publike. Nuk e di a projektohet si kryetar i bashkisë, por Rama më shumë se kryeministrin e do shumë Bashkinë e Tiranës.
Mendoj që besueshmëria nuk i takon dikujt që në një moment të caktuar dhe natyrshëm që një Tiranë e cila i duhet pas vitit 2027 është e lidhur shumë me Blendi Gonxhen. Nuk shoh tjetër. Mund të jetë gjithçka por mendoj që ky është projekti i Ramës”, theksoi Baton Haxhiu në emisionin Opinion në Tv Klan.