Home Aktualitet Vlora në Para...

Vlora në Paradën e Ritmeve Braziliane!

493
0

“Shqipëria mikpret botën, Vlora në Paradën e Ritmeve Braziliane”- shkruan kryeministri Rama në postimin e kësaj të diele, datë 30 qershor 2024.

Javët kulturore Ndërkombëtare sollën për herë të parë në Shqipëri, Javën Kulturore Braziliane.

Shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore u organizuan nga data 27 deri më 29 qershor në Tiranë për të përmbyllur me shfaqjen spektakolare të karnavaleve braziliane në Vlorë.

Vlora është kthyer në një qytet europian, ku numri i turistëve të huaj është shumë i madh.

Vetëm një hap larg detit, në Lungomaren e bukur të Vlorës, ky manifestim kulturor organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli ritmet, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira.

Pjesë e paradës shumëngjyrëshe të karnavaleve braziliane të famshme në të gjithë botën, u bënë edhe pushues e turistë të shumtë në Vlorë duke festuar nën ritmin e sambës braziliane shoqëruar nga një spektakël plot veshje, maska, kërcime, lojëra dhe akrobaci.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se “për herë të parë në Shqipëri një manifestim kulturor me kaq energji e nxehtësi amerikano-latine, plot ngjyra e traditë nga Karnavalet e famshme të Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira”.

Nënkryetarja e Bashkisë Vlorë, Irena Toshkallari theksoi se ky organizim i sjell Vlorës një tjetër dimension turizmi.

“Ky aktivitet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Javës Ndërkombëtare Braziliane ka për qëllim të bashkojë kulturat duke krijuar një atmosferë shumë ndryshe”, u shpreh ajo.

Balerinë të ardhur nga Brazili kanë përformuar përgjatë shëtitores për më shumë se 3 orë duke dhuruar spektakël për turistët e qytetarë të shumtë në Lungomaren e Vlorës.

Fotoreporteri i ATSH-së, Florian Abazaj solli momente nga kjo shfaqje unike që përcolli një energji të jashtëzakonshme në jug të vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit