1 mijë raste me Covid-19 në Afrikë
Covid-19 nuk ”kursen” as Afrikën dhe gjatë fundjavës, kontinenti e kaloi shifrën e 1 mijë të prekurve. Aktualisht janë 1198 raste të konfirmuara të Covid-19 sipas qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Afrikë. Uganda ka raportuar rastin e saj të parë të shtunën pas testimit të një pasagjeri që u kthye në shtëpi nga Dubai. Në Ruandën fqinje, qeveria njoftoi se mund të zgjaste kufizimet 14 ditore të imponuara javën e kaluar. Deri më tani, atje janë shënuar 17 raste çka e bën vendin më të prekur në afrikën lindore. Në republikën demokratike të Kongos, ndërkohë u regjistrua viktima e parë e Covid-19, një mjek i kthyer nga franca. Virusi më herët kishte prekur vende si Algjeria, Egjipti, Afrika e Jugut, Tunizia e të tjera.