1 muaj nga lufta ruse në Ukrainë, si nisi dhe ku jemi sot

Më 24 shkurt, lufta shpërtheu dhe disa dhjetëra mijëra ushtarë rusë nisën pushtimin e Ukrainës nga veriu, lindja dhe jugu. Brenda pak orësh ata sekuestruan impiantin e Çernobilit. Në këto kushte, presidenti Zelenski urdhëroi mobilizimin e të gjithë meshkujve mbi 18-vjeç.

Në ditët që pasuan, Perëndimi njoftoi një valë të paprecedent sanksionesh kundër Rusisë, duke e dëbuar atë nga sistemi financiar ndërkombëtar. Ndërsa presidenti Putin vendosi në gatishmëri fuqinë bërthamore. Trupat ruse avancuan në lindje dhe në jug, ku morën nën kontroll Khersonin, qyteti i parë i madh që ra në duart e tyre. Popullsia vendase refuzoi praninë e tyre.

Pushtimi vijon dhe frustrimi i ushtrisë ruse duket nga hapësira. Pamjet satelitore tregojnë bllokimin e rrugës së autokolonës gjigante ushtarake që shkonte drejt Kievit. I kthyer në një figurë të urryer në skenën ndërkombëtare, presidenti rus Vladimir Putin u përzje me turmën në Moskë, për 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Lufta vazhdon. Ka disa mijëra të vdekur nga të dyja palët, shumica e të cilëve janë civilë ukrainas. Numri i refugjatëve po i afrohet kuotës 4 milionë, ndërkohë që 3.5 milionë janë zhvendosur tashmë dhe dialogu për t’i dhënë fund luftës po rezulton i kotë.

SHKARKO APP