1 muaj nga tërmeti, 46 mijë viktima dhe 13 mijë pas lëkundje. Provinca turke ku po dynden “sheikët” e Stambollit

Ishin orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, dhe sot një muaj nga rënia e tërmete shkatërruese numri i viktimave ka shkuar në 46 mijë dhe 13 mijë paslëkundje. Ky është bilanci pas 1 muaji nga rënia e tërmeteve shkatërruese. Po ashtu njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

Të mbijetuarit përballen me një të ardhme të pasigurtë; problemi më i madh i tyre i momentit është gjetja e një strehe të sigurt për të jetuar. 1.5 milionë njerëz janë pa shtëpi, dhe është e paqartë se sa kohë do të duhet për t’u gjetur atyre strehimin e duhur, ndërsa toka vazhdon të lëkundet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, sakaq përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Banorët e Stambollit u shqetësuan së tepërmi se qyteti i tyre mund të ishte i radhës që do të përjetonte tërmete shkatërruese, ndaj dhe ata kanë kthyer sytë drejt të ashtuquajturve “qytete të sigurta”, njëra prej të cilave është Kırklareli.

Një banesë me qira në këto zona kap shifrat nga 4 mijë deri në 7 mijë lira, ndërkohë përsa i përket banesave në shitje, ato kapin shifra stratosferike, ku nga 300 mijë lira që kushtonin deri para tërmetit, tanimë shifrat kapin vlerën e 1.5-2 milionë lira turke.

SHKARKO APP