1 vit pas ekzekutimit, del që shkencëtari bërthamor u vra me armë 1 tonëshe

Kryeshkencëtari bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh u vra nga zbulimi izraelit Mossad pranë Teheranit nëntorin e kaluar, me një armë super-preçizioni të montuar në një fuoristradë Nissan. Arma një tonëshe për kryerjen e atentatit është futur ilegalisht pjesë-pjesë në vend nga një grup prej 20 operativësh të spiunazhit izraelit dhe qytetarë iranianë.

Mohsen Fakhrizadeh, i njohur si “babai i bombës” u vra në nëntor nga një shpërthim prej 13 plumbash prej një arme automatike, e cila nuk kishte lënduar as gruan dhe asnjë nga rojet e tij.

Arma e preçizionit të lartë ishte futur ilegalisht në vend për sulmin për një periudhë prej tetë muajsh. Arma ishte aq e rëndë pasi përfshinte dhe një bombë për vetëshkatërrimin e saj, për zhdukjen e provave pas atentatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atentati funksionoi pasi shërbimet e sigurisë së Iranit ishin të zëna me ndjekjen e të dyshuarve si disidentë politikë. Fakhrizadeh dyshohej nga Izraeli se po punonte në programin sekret të krijimit të bombës bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?