FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 ditë protesta të fuqishme, kryeministri armen dorëhiqet pas 1 dekade në pushtet

Protestat masive në kryeqytetin e Armenisë, kanë detyruar kryeministrin Serzh Sargsyan të japë dorëheqjen nga posti. Kjo me sa duket vulos një fitore për forcat opozitare pas protestës.

Demonstratat kundër kryeministrit shpërthyen më 13 prill dhe brenda 10 ditëve e kanë detyruar atë të largohet nga posti. Sargsyan qëndroi në postin e Presidentit për një dekadë. Ai bëri ndryshimet kushtetuese duke e kthyer vendin në republikë parlamentare dhe premtoi se nuk do të vazhdonte më udhëheqjen, por pas fitores së referendumit ndryshoi mendje, duke u bërë kryeministër.

Udhëheqësit e protestave, deputetët Nikol Pashinyan, Ararat Mirzoyan dhe Sasun Mikaelyan, u arrestuan të dielën mes një goditje policore në një trazirë që shkatërroi trafikun në kryeqytetin Jerevan. Para kësaj, kryeministri u takua me Pashinyan, por takimi zgjati vetëm disa minuta dhe në thelb, kreu i opozitës kërkoi dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria kërcënoi deputetët se do t’i arrestonte dhe do t’u hiqte imunitetin duke i ndjekur penalisht, por të hënën bëri kthesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po ju drejtoj juve si udhëheqës i shtetit për herë të fundit. Nikol Pashinyan kishte të drejtë dhe unë kam gabuar. Ka disa vendime të mundshme në këtë situatë, por unë nuk do t’i marr ato”, tha Sargsyan në një fjalim drejtuar kombit. “Unë po jap dorëheqjen nga detyra.”

Para Sargsyan dha dorëheqjen të hënën, rreth 50 ushtarë të paarmatosur nga një njësi e stacionuar në Jerevan u filmuan duke iu bashkuar turmave civile.

Ministria e Mbrojtjes e vendit kërcënoi t’i disiplinojë ata, duke thënë se anëtarët e shërbimit shkelën rregulloret ushtarake dhe parimin e neutralitetit të ushtrisë në politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?