10-fishohet kërkesa për ventilatorë në mbarë botën/ Shkak rritja masive e numrit të pacientëve me Covid-19
Numri në rritje i pacientëve të sëmurë me koronavirusin ka rritur kërkesën për ventilatorë të paktën dhjetë herë nga sa është në dispozicion në spitalet në të gjithë botën. Shenzhen Mindray, nga Bio-Medical Electronics Co, së bashku me prodhuesit e tjerë kinezë të ventilatorëve, ka parë se si ka ardhur në rritje numri i kërkesave për pajisjet e përdorura në njësitë e kujdesit intensiv. Në raste të rënda, disponueshmëria e një ventilatori për të ndihmuar një pacient me Covid-19 të marrë frymë, mund të përcaktojë nëse ai jeton ose vdes.
Ndërsa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi kalon 18,000, mjekët nga Milano e deri në Nju Jork, kërkojnë dëshpërimisht ventilatorë. Spitalet të cilat zakonisht kanë vetëm disa prej ketyre pajisjeve, po përballen gjithnjë e më tepër me një numër akoma dhe më të lartë pacientësh në gjendje të rënduar.
Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ka dhënë përparim prodhuesve të automjeteve si Tesla, të përpiqen të prodhojnë ventilatorë për të plotësuar mungesën, për të shmangur kolapsin që mund të krijohet.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata e Mjekësisë dhe Kujdesit Kritik vlerëson se 960,000 pacientë do të kishin nevojë për përdorimin e ventilatorit për shkak të Covid-19, por kombi ka vetëm rreth 200,000 pajisje të tilla. Në Itali, vendi me numrin më të madh të viktimave nga pandemia, mungesa e madhe e ventilatoreve i ka detyruar mjekët hasin vështirësi në trajtimin e pacietëve.
Mindray, i cili prodhon më shumë se 3000 ventilatorë në muaj, tani po përpiqet të vonojë dërgimin e porosive për klientët vendas, në mënyrë që të dërgojë produkte tek ata blerës të huaj që kanë më shumë nevoja emergjente.
Ventilatorët pompojnë oksigjenin në mushkëri dhe largojnë dioksidin e karbonit nga trupi. Shumë pacientë të prekur nga koronavirusi i ri kanë nevojë për makinerinë sepse niveli i tyre i oksigjenit në gjak bie në mënyrë të ndjeshme – gjendje e quajtur hipoksemi – e cila mund të shkaktojë dëme të organeve dhe të jetë potencialisht kërcënuese për jetën.
Rastet e reja të infeksioneve me koronavirus në Kinë janë zvogëluar dhe njerëzit po rifillojnë punën dhe jetën normale, edhe pse epidemia po përhapet gjithnjë e më shumë në nivel global.
/SCAN