10 mijë euro në veshje, arrestohet shqiptari me mbi 6 kg drogë kokainë e marihuanë

Mijëra euro para cesh, mbi 6 kg marihuanë, gjysmë kg kokainë dhe materiale të tjera për paketimin e drogës.

Ky është rezultati i operacionit të karabinierëve italianë të zhvilluar në Osimo, duke çuar në pranga një shtetas shqiptarë për posedimin e lëndëve narkotike.

Shqiptari u pikas në periferi të Osimos së bashku me një person tjetër. Ishte ky momenti, kur policia vendosi të ndërhynte.

Swiss Digital Desktop Reklama

30 vjeçari shqiptar kishte fshehur në rroba mbi 10 mijë euro. Karabinierët të ndihmuar edhe nga qeni antidrogë, kanë gjetur edhe 7 mijë euro të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari, 30 vjeçar, i pamartuar, dhe me profesion artizanal, u arrestua për “posedim të substancave narkotike me qëllim shitjen e tyre dhe është mbyllur në burgun e Fermos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?