10 viktima dhe 771 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi
Bota E Premte, 2 Korrik 2021 17:43
Autoritetet shëndetësore greke bëjnë me dije se 10 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, teksa janë konfirmuar dhe 771 raste të reja.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 186, mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.
Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë shënuar 424,165 raste me COVID, ndërsa kanë humbur jetën në total 12,722 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.