FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 vite burg për lajmet e rreme

Qeveria e Malajzisë ka propozuar legjislacion të ri për të luftuar “lajmin e rremë”, duke kërkuar 10 vjet burg për shkelësit.

Sipas Ligjit Anti-Fake News, gazetarët që shpërndajnë lajme të rreme do të burgosen ose gjobiten deri në 128.000 dollarë, ose do të marrin të dyja dënimet.

Projektligji u parashtrua në parlament të hënën, përpara zgjedhjeve kombëtare që priten brenda disa javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikët e kanë quajtur projektligjin një përpjekje nga autoritetet për të frenuar opinionet ndryshe nga të tyret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas projektligjit, termi “lajm i rremë” përkufizohet si “lajme, informacione, të dhëna dhe raporte që janë tërësisht ose pjesërisht të rreme”.

Një shkelës do të ishte ai që “me çdo mjet, me vetëdije krijon, ofron, publikon, shtyp, shpërndan, qarkullon ose shpërndan ndonjë lajm ose publikim që përmban lajme të rreme”.

Bloget, forumet publike dhe llogaritë e mediave sociale preken gjithashtu nga projektligji.

Nëse miratohet do të zbatohet për të gjithë brenda ose jashtë Malajzisë, për sa kohë që “lajmi i rremë” i botuar ka të bëjë me vendin ose shtetasit e tij, që do të thotë që të huajt teknikisht mund të dënohen në mungesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?