10 vjet nga katastofa më e madhe në historinë e Indonezisë‏

Indonesia ka përkujtuar sot Tsunamin e vitit 2004, e cila është është katastofa më e madhe në historinë indoneziane.

Në 10 vjetorin e tragjedisë, shteti ka organanziuar ceremoni përkujtimore, nën drejtimin e zëvendëspresidentit Jusuf Kalla.

Ceremonia zyrtare u mbajt në Banda Aceh, zona më e prekur nga Tsunami dhe në të cilën më shumë se 168 mijë persona humbën jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 226 mijë persona u vranë në 13 vende, duke e bërë një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoni u valvitën flamujt e të gjitha vendeve që kanë kontribuar me misone humanitare në zonën me të prekur të Indonezisë.

Sipas zëvendëspresidentit Kalla, të paktën 35 vende u ndihmuan nga misionet e ndihmave humanitare.

Ai falenderoi të gjithë ambasadorët e akredituar në vend për mbështetjen e tyre në këto 10 vjet për shërimin e plagëve të kësaj tragjedie.

Ai tha se ceremonia është një lutje për të gjithë viktimat dhe gjithashtu një falenderim për të gjithë ata njerëz që shprehën solidaritetin e tyre në mbarë botën.

Kalla tha se historia duhet të shërbëjë si leksion në përballimin e problemeve të ndryshme, edhe kur bëhet fjalë për tragjedi të këtij niveli.

Një tërmet me magnitudë 9. 2 ballë goditi opqeanin, duke shkaktuar dallgë deri në 17.5 metra, të cilat kapërcyen bregun dhe morën përpara gjithcka, shtëpi, pemë , makina etj.

Shumë vende u përpinë nga uji dhe mijera njerëz humbën jetën. Ceremoni përkujtimore janë mbajtur gjithashtu në Indi dhe Tajlandë, ku njerëzit kanë kujtuar viktimat e vitit të trishtë 2004.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?