100 mijë të vdekur në Europë, shtetet që shënojnë ulje

Në Europë numri i të vdekurëve nga Covid-19, ka tejkaluar këtë të diel shifrën 100 mijë, ndërsa në total në rang global, janë 162 mijë e 45 të vdekur. Virusi ka prekur 2 milionë e 361 mijë e 482 persona në mbarë botën, 607 mijë e 342 prej tyre kanë arritur të shërohen.

Italia, vatra e nxehtë e pandemisë së Covid-19 në Europë, të hënën, hyri në javën e saj të 7-të të mbylljes. Zyrtarët e mbrojtjes civile përditësuan të dhënat e personave të prekur me Covid-19 dhe atyre të fatkeqësisht kanë humbur betejën e tyre me sëmundjen infektive gjatë 24 orëve të fundit. Situata në vendin fqinj duket se po shkon drejt një përmirësimit.

Spanja, një tjetër zonë e nxehtë e COVID-19 në Evropë, ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numrin më të ulët të viktimave, shifër që nuk ishte parë që nga data 22 marsi, kur nisi edhe shpërthimi i pandemisë. Autoritetet shëndetësore në vend raportuan këtë të diel për 410 viktima, në krahasim me 565 të një dite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?