Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

100 vjet “Lufta ime”, jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

Bota E premte, 18 Korrik 2025 09:02
100 vjet “Lufta ime”, jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik “Lufta ime”. Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar. Por trashëgimia e tij ideologjike mbetet e rrezikshme edhe sot e kësaj dite.

Adolf Hitleri është gjallë. Të paktën në internet. Kushdo që kërkon fjalën “Hitler” në platformën X të miliarderit të teknologjisë Elon Musk do të hasë në çdo moment postime të bëra vetëm para disa sekondash. Interneti është plot me Hitlerin: fotografi të Hitlerit, meme të Hitlerit, kryqe të thyer, slogane “Heil Hitler”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Antisemitët, racistët, ideologët e konspiracionit, antidemokratët dhe mbështetësit e Hitlerit po e përhapin helmin e tyre ideologjik kudo. Në Gjermani, në Evropë, në SHBA, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme, në Indi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Diktatori gjerman ka vdekur para tetëdhjetë vjetësh, por me vrasësin Adolf Hitler vazhdon të bëhet biznes i mirë edhe sot e kësaj dite. Dyqanet e bukinistëve në mbarë botën fitojnë para me botimet e vjetra të broshurës së Hitlerit “Mein Kampf”. Një botim në gjermanisht kushton rreth 250 euro, versioni spanjisht “Mi Lucha” kushton mbi 300 euro, dhe botimi në anglisht “My Struggle” kushton rreth 600 dollarë në portalet përkatëse online. Këtë libër e gjen për pak para edhe në tregjet egjiptiane dhe portalet indiane online.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 10 orësh
Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 13 orësh
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 13 orësh

Antisemitizëm brutal dhe përbuzje për demokracinë
Libri konsiderohet sot si manifest në të cilin Adolf Hitleri shpalosi botëkuptimin e tij fanatik, antisemitizmin e tij brutal dhe përbuzjen e tij për demokracinë dhe diversitetin shoqëror – tetë vjet para se të vinte në pushtet në vitin 1933. Në “Mein Kampf” ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një “gjermanizim” të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

“Motivi i luftës shpaloset që në titull – aty në fakt del në pah i gjithë racizmi”, shpjegon historiani austriak Othmar Plöckinger në një intervistë me DW. “Kjo do të thotë që më i forti fiton, dhe raca më e fortë triumfon. Por edhe në luftën individuale për pozita dhe ofiqe, fiton ai që ka vullnetin më të fortë, ai me shpirtin më të pamëshirshëm, ai që i përket, në kuptimin më të gjerë, racës më të mirë ose ka aftësi më të mira.”

Botimi i librit më 18 korrik 1925 nuk bëri ndonjë bujë. Hitleri ishte një puçist i dështuar që sapo kishte kaluar më shumë se një vit në burg për tradhti të lartë. Lëvizja e tij nacional-socialiste ishte e vogël dhe nuk kishte ndikim të madh politik në Gjermani dhe Austri. Hitleri gjendej përpara dështimit politik.

Dhe asokohe në tregun e librave kishte shumë shkrime polemike me përmbajtje nacionaliste dhe kujtime burgu. Po ashtu libri i Hitlerit nuk ishte as shumë origjinal – përmbajtja e tij ishte një zhgënjim madje edhe për shumë nga ndjekësit e tij, shpjegon Othmar Plöckinger: “Në gazetën “Deutsche Zeitung” ka një fjali të famshme e cila e zemëroi shumë Hitlerin: ‘Ne kemi luftuar një luftë mbrojtëse nacionaliste për 40 vjet, dhe tani një puçist i ri (Hitleri) vjen dhe do të na shpjegojë se çfarë do të thotë mendim politik!” Megjithatë libri u bë bestseller dhe sukses financiar për Hitlerin.

Paralajmërim i katastrofës
E veçanta e veprës së Hitlerit është se, ndryshe nga diktatorët e tjerë, ai i zbulon qëllimet e tij në “Mein Kampf”. Ai nuk i fsheh fantazitë e tij të dhunshme. Në analizën e tyre historianët thonë: “Ai e shpall me vendosmëri luftën: një luftë e ardhshme do të jetë një luftë për ekzistencë në të cilën të gjitha konsideratat e njerëzimit dhe të estetikës do të shemben dhe do të kthehen në hiç.” Tirania nën Adolf Hitlerin ishte pra një sundim me paralajmërim.

Me vetëvrasjen e Hitlerit më 30 prill 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore tetë ditë më vonë sistemi i tij i sundimit u shemb. Prej asaj kohe gjermanët janë zotuar: “Kurrë më!”

A vlen ende sot shprehja “Kurrë më”?
“Pavarësisht deklaratave ‘Kurrë më’ pas vitit 1945, antisemitizmi po e tregon përsëri fytyrën e tij të shëmtuar”, thotë historiania britanike Lisa Pine në një intervistë me DW. Ajo jep mësim në Institutin e Kërkimeve Historike në Universitetin e Londrës. “Dhe gjuha e helmuar sot të kujton në mënyrë të trishtueshme dhe të turpshme shkrimet e Hitlerit të një shekulli më parë.”

Pine vëren madje se nuk ka mbijetuar vetëm antisemitizmi i Hitlerit, por edhe armiqësia e tij ndaj demokracisë. Kjo është arsyeja pse edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme të merremi me shkrimet e Hitlerit. “Studentët e mi gjithmonë habiteshin shumë, madje shokoheshin, kur analizonim fragmente nga “Mein Kampf”. Sepse kur i shihnin fjalët të shkruara të zezë në të bardhë, fillonin të kuptonin se me ç’përfaqësonte Hitleri.”

Sinjale alarmuese
Nikolas Lelle nga Fondacioni Amadeu Antonio me seli në Berlin, i cili ka si qëllim luftën kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit, vëren gjithashtu një rikthim të rrezikshëm të ideologjisë ekstremiste djathtë. Kjo vihet re edhe tek vizitat përkujtimore në vendet dhe qendra ku përkujtohen krimet naziste. “Ndër grupet dhe klasat e shkollave që vijnë për të vizituar këto qendra nga zonat rurale ka tani pothuajse gjithmonë disa nxënës që kanë në veshjet e tyre simbole ekstremiste të djathta ose me slogane ekstremiste të djathtë.” Grafitet me kryq të thyer janë bërë përsëri pjesë e jetës së përditshme në Gjermani.

Alarmues është edhe fakti që sidomos të rinjtë ekstremistë të djathtë janë bërë vitet e fundit më të dhunshëm.

Pikë e nxehtë mediat sociale
Rreth 100 vjet pasi Adolf Hitleri botoi pamfletin e tij “Lufta ime”, shumë tabu që lidheshin me urrejtjen e tij çnjerëzore janë zhdukur. Këtë e ka vënë re edhe historiani Matthew Feldmann nga Universiteti Tesside në Britaninë e Madhe. Në një ese ai e përshkruan çstigmatizimin shoqëror dhe kulturor të së djathtës ekstreme si një “ndryshim dramatik”. Për këtë janë pjesërisht përgjegjëse edhe mediat sociale.

Ato janë mjaft të përshtatshme për strategjinë e dyfishtë të së djathtës ekstreme, strategji që e përdorte edhe Adolf Hitleri dhe lëvizja e tij fashiste: thyerja e përsëritur e tabuve sociale me mesazhe radikale, me qëllim që më pas të prezantohesh si konservator dhe pajtues në vende të tjera.

Prandaj, Nicolas Lelle i Fondacionit Amadeu Antonio bën thirrje për një angazhim shumë më të madh social lidhur me platformat e mediave sociale. Sipas tij nga historia duhet nxjerrë një mësim thelbësor: “Ekstremizmi i djathtë, antisemitizmi dhe racizmi kanë nevojë për qëndrime të qarta, vija të qarta demarkacioni. Këto përmbajtje duhet të përbuzen nga shoqëria – dhe njerëzit që përfaqësojnë përmbajtje të tilla duhet ta ndiejnë gjithashtu këtë.” DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 1 ore

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 1 ore

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 14 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 9 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 13 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.