101-vjeçari del nga spitali, shpresë që Europa të sfidojë virusin

Edhe pse shifrat e të vdekurëve nga Covid-19 janë të frikshme, të shëruarit nga ky virus vdekjeprurës japin shpresë për shpëtim. Një burrë 101-vjeçar ka dalë nga spitali pasi është shëruar nga koronavirusi, tha Gloria Lisi, nënkryetarja e Bashkisë së Riminit. I moshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, u shtrua në spitalin e qytetit verilindor javën e kaluar, pasi testi për Covid-19 rezultoi pozitiv.

Lisi tha se ky rikuperim ishte vërtet i jashtëzakonshëm, që jepte shpresë për të ardhmen. “Zoti P. ia doli. Familja e mori në shtëpi të enjten në mbrëmje. Kjo na mëson se edhe e ardhmja e një 101-vjeçari nuk është e paracaktuar”.

Ajo që e bën edhe më të veçantë historinë e tij është fakti që ka lindur në vitin 1919, gjatë pandemisë së gripit spanjoll, që vlerësohet se i ka marrë jetën 30-50 milionë personave. Në Rimini janë regjistruar 1189 raste me koronavirus, sipas departamentit të Mbrojtjes Civile, ndërsa e gjithë Italia është një ndër vendet më të prekur nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?