103 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Një rënie ka shënuar numri ditor i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut por që ende vijon mbi 100.

103 raste të reja me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit si dhe 5 viktima. Vatër kryesore mbetet Shkupi me 46 të infektuar teksa viktimat u shënuan 3 në Shkup, 1 në Kumanovë dhe 1 në Tetova.

Sot ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe duket se nuk do të rivendoset edhe pse numri i shifrave vijon të mbetet i lartë.

SHKARKO APP