Rivalitet për ekskluzivitetin e vaksinës, betejë e fortë mes Gjermanisë dhe SHBA

SHBA-ja është angazhuar në një përballje të ashpër me Gjermaninë në përpjekje për të marrë ekskluzivitetin e një vaksine kundër koronavirusit të ri, që po zhvillohet aktualisht në një laborator gjerman, konfirmoi sot “Die Welt”.

Sipas gazetës gjermane, presidenti amerikan, Donald Trump po përpiqet të tërheqë me burime të rendësishme financiare shkencëtarët gjermanë që po punojnë për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit të ri duke marrë kështu edhe ekskluzivitetin për vendin e tij.

Kjo vaksinë do të jetë atëherë vetëm për SHBA-në”, konfirmoi për gazetën një burim i afërt i qeverisë gjermane.

Ky rivalitet ka të bëjë me kompaninë e bioteknologjisë “CureVac”, me qendër në Tübingen në Baden-Wurttemberg.

Ajo disponon gjithashtu qendra në Frankfurt dhe në Boston,në SHBA.

E themeluar në vitin 2000, ajo prezantohet si një kompani e specializuar në “zhvillimin e terapive kundër kancerit, terapitë me bazë antitrupash, trajtimin e sëmundjeve të rralla dhe vaksinat profilaktike.

Ky laborator po punon aktualisht në partneritet me Institutin Paul-Ehrlich, i specializuar në kërkime mbi vaksinat dhe në varësi të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

“Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe substancave aktive kundër koronavirusit të ri të kryhet në Gjermani dhe në Europë”, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë për “DieWelt”.

SHKARKO APP