11 marsin e shkuar OBSH-ja shpalli krizën globale nga Covid-19

Më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e karakterizoi Covid-19 si pandemi, gati tre muaj pasi rastet e para të të infektuarve u identifikuan në Kinë.

Në atë kohë, shefi i OBSH tha ”Në ditët dhe javët në vijim presim të shohim shifra të rasteve, shifra të vdekjeve dhe shifra të vendeve të prekura që rriten edhe më shumë. Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus”.

Në Evropë, i ashtuquajturi variant britanik i koronavirusit është duke u bërë dominues në shumë vende. Në Gjermani, ky variant po përhapet shpejt dhe zë tani rreth 55 për qind të infeksioneve të reja.

Spanja do të forcojë masat e izolimit gjatë festës së Pashkëve. Disa vende në Ballkan po ashtu do të rrisin kufizimet, mes tyre Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

SHKARKO APP